Një e moshuar në Nartë të Vlorës, tregon se shtëpia e saj është vjedhur për të dytën herë, brenda gjashtë muajsh.
Fenomeni i vjedhjes me dhune i të moshuarave të fshatit Nartë rikthehet. Sot rreth orës 12:30 pre e grabitjes me dhunë është bërë 85-vjeçarja, Varvara Papa. Sipas saj, dy persona kanë hyrë në banesë ku i kanë lidhur duart dhe gojën i kanë vendosur jorgan në koke dhe i kanë kontrolluar trupin dhe më pas banesën. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.
Top Channel