Vlorë/ Pasi hynë në shtëpi, lidhën 85-vjeçaren dhe e grabitën (Fotot)

17/03/2021 16:11

Një e moshuar në Nartë të Vlorës,  tregon se shtëpia e saj është vjedhur për të dytën herë, brenda gjashtë muajsh.

Fenomeni i vjedhjes me dhune i të moshuarave të fshatit Nartë rikthehet. Sot rreth orës  12:30 pre e grabitjes me dhunë është bërë 85-vjeçarja, Varvara Papa. Sipas saj, dy persona kanë hyrë në banesë ku i kanë lidhur duart dhe gojën i kanë vendosur jorgan në koke dhe i kanë kontrolluar trupin dhe më pas banesën. Policia ka mbërritur  në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA