Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Tetë persona, shumë prej tyre, gra me prejardhje aziatike, humbën jetën nga të shtënat në spa-të në shtetin e Gjeorgjisë në SHBA.
Policia thotë se të shtënat ndodhën në një sallon masazhesh, në veri të Atlantës dhe dy spa në qytet. Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktima janë me origjinë Koreane.
Zyrtarët thonë se një 21-vjeçar u arrestua dhe dyshohet të jetë i përfshirë në të gjitha sulmet.
Ende nuk është përcaktuar asnjë arsye, por ekziston frika se krimet mund të jenë bërë qëllimisht ndaj njerëzve me origjinë aziatike. Krimet raciste ndaj aziatiko-amerikanëve u rritën në muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson ata për përhapjen e Covid 19.
Në një fjalim javën e kaluar, presidenti Joe Biden dënoi “krimet e mbrapshta të urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar“.
Sulmi i parë ka ndodhur rreth orës 17:00 të martën në qendrën aziatike të “Young në Acworth”. Dy njerëz vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë pasi u dërguan në spital, tha zëdhënësi i zyrës së policisë, kapiteni Jay Baker. Ai më vonë konfirmoi se viktimat ishin dy gra aziatike, një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë dhe tha se një burrë hispanik ishte plagosur.
Më pak se një orë më vonë, policia u thirr në një “grabitje në zhvillim” në Gold Spa në veri-lindje të Atlantës.
“Pas mbërritjes, oficerët gjetën tre femra të vdekura brenda vendit nga plagët e dukshme me armë zjarri,” tha policia. Ndërsa ishin atje, oficerët u thirrën në një spa-në përtej rrugës, të quajtur “Aromatherapy Spa”, ku gjetën një grua tjetër të vrarë. Policia, tha që të katërta viktimat e Atlantës ishin gra aziatike.
Hetuesit të cilët kishin studiuar pamjet e kamerave, identifikuan imazhet e një të dyshuari pranë njërës prej llixhave. Policia tha se, pas një kërkimi, Robert Aaron Long, nga Woodstock, Georgia, u arrestua në Crisp County, rreth 240 km në jug të Atlantës.
Top Channel