Ing. Arben Meçe: Shkatërrimi i pasurisë publike, pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, një gabim i madh

17/03/2021 18:01

Inxhinieri, Arben Meçe, mendon se shkatërrimi i fabrikave dhe veglave të punës, të shkatërruara gjatë periudhës së diktaturës së Shqipëri, ishte një veprim i nxituar dhe i gabuar i qytetarëve.

Ai tregon një rast konkret. “Në vitin ’92, në Pogradec, është bërë një shpërthimi i madh dhe turma të tëra u sulën drejt fabrikave, me leva në orë goditën dhe shkatërruan të gjitha makineritë e fabrikave. Për herë të parë, ndjeva dhimbje se si manipulohen goditja ndaj diktaturës së Enver Hoxhës mbi makinerinë. Debati më i madh ka qenë me persona që thoshin Enver hoxha të bëfsha dhe binin mbi makineritë”.

Ai pyet nëse vërtet kishin lidhje makineritë me diktatorin, Enver Hoxha. “Ç’punë ka makineria me Enver Hoxhën? 50 vjet, në Shqipëri u prodhua diçka dhe ne nga fakti që u prodhua nga diktatura, e shkatërruam çdo gjë. Ajo gjë që shkatërrua ishte pozitive apo negative?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA