Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ (Emri+foto) 55-vjeçari humb jetën, ishte në Benz-in që u bë “petë” nga kamioni

17/03/2021 21:29

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në aksin Lezhë Shkodër , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit , ku një 55-vjeçar humbi jetën pasi mjeti me të cilin udhëtonte u përplas me një kamion.

Viktima është identifikuar si Eduard Grishaj, studiues dhe përgjegjës i fondit Pipa në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.

Siç mësohet 55-vjeçari Grishaj prej një jave i kishte mbijetuar edhe covidit.

Të dy mjetet kanë qenë në drejtim të Lezhës dhe në kryqëzimin e Dajçit kamioni ka tentuar që të dalë në të djathtë të rrugës , por 55 vjeçari ka qenë me shpejtësi dhe nuk e ka venë re se gjysma e kamionit ishte akoma ne rrugë kryesore dhe ka përfunduar poshtë tij, duke humbur jetën në vend.

Pamjet e rënda nga vendngjarja tregojnë makinën e viktimës të shtypur gati totalisht nga kamioni, ku u desh edhe ndërhyrja e fadromëve për të nxjerrë automjetin e bllokuar.

Policia njoftoi se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA