Analisti Ilir Yzeiri, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisioni “Top Talk” se vendi ynë nuk po shkëputet dot nga modeli elektoral i të fortëve.

Ai u shpreh se sa herë që jemi në prag të zgjedhjeve, “të fortët” dalin në rrugë.

Yzeiri tha se ende zgjidhen kandidatë për zgjedhje, që jo vetëm nuk e kanë figurën e tyre të pastër, por as nuk i njeh njeri.

“Për fat të keq, sa herë jemi në prag të zgjedhjeve, do të shohim në rrugë, të fortët, ata që kanë krijuar në Shqipëri modelin se janë ata që e mbajnë pushtetin ose opozitën në këmbë. U bë 30 vite që nuk po shkëputemi nga ky sistem elektoral. Ndërhyrja e këtyre njerëzve, me të kaluar jo normale, në shkelje ligjore dhe shfaqja e tyre në publik a tregon se ende jemi shoqëri e pazhvilluar, na tregon që politika shqiptare nuk ka bërë asgjë që të vetë rregullohet ose të përmirësojë klimën politike në vend.

Ende zgjidhen kandidatë, që jo vetëm nuk e kanë figurën e tyre të pastër, por as nuk i njeh njeri, kandidojnë në zona ku nuk kanë asnjë ‘background’.

Kemi akoma të ricikluar në politikën shqiptare, personazhe që në pjesën më të madhe të karrierën së tyre, kanë lënë shenjë jo të mirë. Në vitin 1997, pavarësisht si u shkaktua, ai që kishte në krye të vendit ka një përgjegjësi morale, por politika shqiptare ka amnistuar vetveten. Sa herë që harrohen apo ikin këto tragjedi, ajo nuk bën gjë tjetër, përveçse fal vetveten. Politikanë të tillë (nënkupton Sali Berishën), do të ishte mirë të largoheshin, duke larguar dhe modelin e tyre, sepse duke qëndruar në politikë, përzierja e politikës me krimin bëhet një tërheqje edhe për politikanët e rinj”, tha Yzeiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA