“Herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si lab”, deputeti Bido i përgjigjet Nokës: Kam qenë një herë në zyrën tënde, por…

05/03/2026 13:15

Deputeti i PD Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit sulmoi deputetin e PS Ardit Bido.

“Mbaj mend kur ma sillnin në zyrën time kur isha në pushtet, herë ma sillte Shpëtim Idrizi si çam, e herë ma sillte Vangjel Dule si lab”, tha Noka duke iu drejtuar atij.

Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë se ka qenë në zyrën e Nokës vetëm një herë, si gazetar për t’i marrë një intervistë.

“Përvoja parlamentare jo doemos rrëfen të qenurit një deputet i mirë… U çua dhe gënjeu dhe foli me gjasme për takime të mijat në zyrë të tij. Kam qenë një herë si gazetar për ta marrë në intervistë”, tha Bido.

Top Channel