“Këta asgjësojnë 15 bashki, ku është kjo Xhaçka?”, Berisha rikthehet në foltoren e Kuvendit: Në kohën kur ka qenë ministre e Mbrojtjes ka bërë kontrabandë me të shoqin 08/10 19:51
Pas tre muajsh përjashtim, sot janë rikthyer në Parlament gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ishin përjashtuar për shkak të ndezjes së flakadanëve në seancë.
Rikthimi i Flamur Nokës, Albana Vokshit e Klevis Balliut u reflektua që në nisje të seancës kur për shkak se Peleshi nuk i dha fjalën Berishës për të folur, deputetët e opozitës bllokuan foltoren gjatë procesit të votimit të ministrave të rinj.
Në fotot e fiksuara nga LSA, Berisha ndihmohet nga deputetja Ina Zhupa për të bërë lidhjen live në facebook, ndërkohë që Bardhi e Noka debatonin me kreun e Kuvendit.
Top Channel