Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne 18/10 08:03
Tel Avivi u sulmua tre herë me raketa balistike nga Irani gjatë natës.
Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe kryeqyteti izraelit u shënjestrua 3 herë nga raketat iraniane.
Sulmi i parë u regjistrua rreth orës 1:40 të natës (2:40 ora në Tel Aviv), raketat iraniane u shkatërrua në ajër nga sistemi anti-raketor izraelit “Iron Dome”.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur raketat iraniane ndërpriten nga sistemi anti-raketor izraelit.
Sulmi i dytë erdhi rreth 40 minuta pas sulmit fillestar. Edhe sulmi i tretë iranian ndodhi po ashtu 40 minuta nga i dyti.
Top Channel