Haki Morina, në një postim në “Facebook”, mallkon ata që i kanë premtuar vota në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë por nuk e kanë votuar.
“Ata që ua kam premtuar votën e s’ma kanë dhënë, iu raftë kanceri, sida dhe Covid 19”, shkruhej në postim.
I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Morina, i PDK-së thotë: “U keqinterpretua, unë e kam shkruar me sarkazëm dhe besoja se njerëzit që më njohin do ta kuptonin. Është absurde të uroj vdekjen e njerëzve për disa vota”.
“Ata që janë lajmëruar vullnetarisht, e s’më kanë votuar mund të numërohen në gishta. Unë për ta e kam pas fjalën, dhe jo për qindra mijëra njerëz që s’më njohin, e as nuk i njoh“, sqaroi në “Facebook”, pak orë pas postimit të parë, duke akuzuar median se e ka nxjerrë nga konteksti.
Ai thotë se ka marrë ofendime të shumta. “Kam pasur reagime nga më primitivet, të shara nga më banalet, ka pasur dhe nga ata që kanë arsyetuar këtë qëllim timin. Qëllimi im është të godas dhe kritikoj fenomenet negative. Është fjala për disa individë të caktuar, që më premtuan se kanë ndikim në elektorat, por s’do të thotë se i uroj kancerin. Atyre që më kanë mashtruar nuk i kërkoj falje”.
Top Channel