Katër të varur në Iran për përdhunimin në grup të alpinistes para bashkëshortit (fotot)

16/03/2021 16:57

Katër burra janë varur dje në Iran për përdhunimin e një gruaje, teksa bashkëshorti i saj ishte lidhur prej tyre dhe dëshmoi skenën.

Sulmi i rëndë kishte ndodhur kur çifti po ngjitej në një mal në provincën Khorasan Razavi dhe vendimi vjen pas një hetimi të gjerë nga policia.

Ruhollah Javidi Rad, Mohammad Sayadi Baghansgani, Mohammad Hosseini e Mohammad Watandoost u identifikuan nga policia si autorët e pengmarrjes dhe përdhunimit të një gruaje me kërcënime për dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Të akuzuarit kishin lidhur duart e këmbët e burrit, para se të sulmonin gruan e tij.

Gjykata kriminale e Khorasan Razavi dërgoi rastin në gjykatën e lartë, i cili dënoi katër të akuzuarit me vrasje në burgun e Mashhad.

Zhvillimi konsiderohet një vendim i rrallë pasi gratë kërkohet të kenë disa dëshmitarë për të raportuar sulmet seksuale.

Analistja vendase Nargess Tavassolian tha: “Nuk është e qartë nëse këto krime janë shtuar apo reduktuar në Iran, por prej përdorimit të mediave sociale numri i raportimeve të tyre është shtuar.”

Irani është një nga gjashtë vende të botës që ekzekuton njerëzit e shpallur fajtor për përdhunim, ndërsa vendi është një nga përdoruesit më të mëdhenj të dënimit me vdekje.

Më shumë se 250 ekzekutime janë kryer në vend në 2019.

FOTO GALERI
1/5
Katër burra janë varur dje në Iran për përdhunimin e një gruaje, teksa bashkëshorti i saj ishte lidhur prej tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA