Në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë në Kukës të hënën ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 me vaksinën e AstraZeneca.
Sipas kryeministrit Edi Rama, të gjithë mjekët kosovarë duhet të shkojnë në Kukës për t’u vaksinuar meqë kontrata e blerjes së vaksinës nuk lejon dhurimin e saj si donacion për Kosovë. Mjeku kosovar Blerim Feka e kaloi kufirin të hënën për tu imunizuar kundër koronavirusit.
‘Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, tha ai për mediat kosovare.
Me këtë vaksinë këto ditë në Shqipëri ka filluar imunizimi i mësimdhënësve ndërsa vetëm në Kukës janë vaksinuar mbi 40 të tillë.
Ata që morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë është nga skandinavia dhe nuk ka efekt anësor në mpiksjen e gjakut siç u raportua në disa vende europiane para pak ditësh.
Top Channel