Dialog mes artistëve dhe publikut/ Tre autorë ekspozojnë veprat në retrospektivë

16/03/2021 12:34

Në një kohë pandemie galeria Fab, përpiqet të mbajë gjallë dialogun mes artistëve dhe publikut. Kahje është ekspozita e çelur rishtas, dhe që do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.

Kësaj radhe i përqendruar në tre prej autorëve të përhershëm Artan Buca, Ermal Baboçi e Orlis Vathi,ekspozita ndahet në tre salla, ku secili prezanton veprat e veta të reja në një optikë retrospektive. Ky format ekspozimi lindi si nevojë e kuptimit të vetë autorëve, tashmë në një pikë të mesme të karrierës.

Artan Buca e ka nisur rrethin e tij viziv me një tablo të ndarë në dy pjesë, titulluar “Dallgët e jetës” (1998).

Tek Orlis Vathi fillesat janë realiste, por thellësisht konceptuale. E para tablo “Superheronjtë” ofron një vështrim ironik të realitetit të fund viteve ’90, kur supergomonet transportonin qenie njerëzore nga njëri breg i detit në tjetrin.

Ermal Baboci është më eksperimental në kërkimin e tij estetik. Vepra e tij ngadalë u orientua drejt pikturës monumentale.

Ekspozita zë vend mes të shkuarës dhe të tashmes, por tu projektuar besimplotë në edicionet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA