Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuar 553 raste të reja dhe 8 humbje jete si pasojë e Covid-19.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Në 24 orët e fundit u identifikuan 553 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3.649 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Më 16 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e mposhtën 534 persona, derisa aktive janë 11.063 raste.
Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 78.380 raste të infektimit. Prej tyre 1.723 kanë vdekur.
Top Channel