Partitë e ardhshme opozitare zor se do t’ia bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente.
Në takimet e mbajtura gjatë së hënës, me kreun e LVV-së, Albin Kurti e Osmanin, kreu i PDK-së tha se kjo varet nga qëndrimet që Kurti dhe Osmanit mbajnë për dhjetë temat që i kanë shtruar në takim.
Pika e parë që Hoxhaj tha ta ketë theksuar ishte distancimi i Kurtit nga “dhuna” e LVV-së kur PDK zgjodhi Hashim Thaçin për president më 2016.
Ndërsa, Haradinaj tha se populli ia besoj LVV-së Qeverinë duke i thënë shumicën në Kuvend, por jo edhe për Presidentin.
Kurti e Osmani pritet të takohen të martën me partitë e komuniteteve, dhe me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili ka kërkuar që takimi të shtyhet për të premten.
Në anën tjetër Osmani si Presidente në detyrë ka caktuar datën 22 mars për t’u mbajtur seanca për konstituimin e legjislaturës së tetë të Kuvendit.
Top Channel