Kandidati i PS-së: Ja sa mandate merr PS në Tiranë, referendumi anti-Rama, bumerang për opozitën

15/03/2021 17:19

Alqi Bllako është kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas Bllakos, pika e fortë e Partisë Socialiste, është puna në ekip. “Funksionon si ekip dhe  në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është rezultati i ekipit. Duke qenë i ri në Partinë Socialiste, jam i bindur që pesha kryesore e votave që do të marr në njësinë që unë mbuloj, janë si rezultat i logos së PS-së, pa diskutim dhe si rezultat i punës që unë si kandidat do të bëj në atë zonë. Ajo që dua të them është që ky mandat nuk më përket mua, i përket Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve, në varësi të rezultatit, në zonën që unë mbuloj, i takon kryeministrit Rama dhe kryesisë së Partisë Socialiste të vendosë nëse do të jetë Alqi ai që do të përfaqësojë mandatit e fituar në parlament ose jo. Fokusi im kryesor është fitimi i Partisë Socialiste, të fitojë ekipi”.

Bllako thotë, se PS ka 19 mandate në Tiranë. “Në asnjë rast, Partia Socialiste, nuk bie nën 19 mandate në qarkun e Tiranës dhe këtë e bazoj në punën e përditshme që po bëhet në terren, me të gjithë votuesit, tani e katër muaj”.

Në lidhje, me deklaratat e opozitës, që e sheh 25 prillin si një referendum për të rrëzuar Ramën, Bllako thotë: “Nëse 25 prilli kthehet në një referendum, pro ose kundër Edi Ramës, fitorja jonë do të jetë 1000% e garantuar. Nëse është dikush që ka udhëhequr në një nga momentet më të vështira të këtyre 30 viteve, ai është Edi Rama”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA