10/01 16:10
Një shtetas shqiptar, i cili është paraqitur në aeroportin e Prishtinës me një leje qëndrimi të shtetit grek, të falsifikuar është arrestuar nga policia e Kosovës.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i njëjti kishte prezantuar pasaportën e R. Shqipërisë, të vendosur një leje qëndrimi të Shtetit të Greqisë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Top Channel