Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë
Një vjedhje është raportuar në kishën ortodokse të fshatit Drajkovcë të Shtërpcës. Qytetari që ka denoncuar rastin thotë se janë grabitur rreth 3000 dinar serbë.
Ndërkohë, policia e Kosovës njofton se një person i paidentifikuar ka vjedhur rreth 100 euro në arkën e grumbullimit të parave, në një xhami në Gjilan.
Njoftimi i policisë:
Fshati Drajkovcë, Shtërpcë 13.03.2021 – 09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në kishin ortodokse dhe kanë vjedhur para të gatshme rreth 3000 dinar serb. Rasti është duke u hetuar.
Lagja ”Dheu i Bardhë”, Gjilan, 13.03.2021-18:40. Është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka vjedhur rreth njëqind (100)€ para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja te tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.
Top Channel