Komisioni i zgjedhjeve në Kosovë certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ku rezulton që Lëvizja Vetëvendosje të ketë siguruar 50,28 përqind të votave, më shumë nga sa tregonin rezultatet paraprake. LDK ka marrë 12,73%, ndërsa 21.532 janë shpallur të pavlefshme.

Certifikimi i rezultateve pason trajtimin e ankesave të kandidatëve për deputetë dhe subjekte politike nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, duhet të thërrasë brenda 30 ditësh seancën e parë të parlamentit në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet. Kjo do të jetë legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja në 4 mars, partitë e komuniteteve joserbe iu drejtuan Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke thënë se dy subjekte boshnjake dhe rome, kishin fituar vota me ndihmën e Listës Serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA