12/01 19:58
Nën drejtimit tashmë të teatrit shëtitës Cajupi, Kico Londo është gati të fillojë shfaqen e parë andej kufirit.
Në Kosovë, me komedinë Boeing Boeing. Pavarësisht kohës në të cilën jetojmë ai sërish ka dëshirën dhe vullnetin për të bërë teatër. Të cilin e quan, domosdoshmëri për shoqërinë.
Në këtë aventurë sic e quan kërkon të shkojë i vetëm, pa mbështetjen e institucioneve, por me eksperiencën e fituar ndër vite dhe me dëshirë për të dhënë një shembull.
Ai mendon që teatri është në gjendjen e tij më ulë, prandaj pas kësaj do të vijë ngritja. Më konceptin e teatrit shëtitës, Londo shprehet kundër kufijve. Shfaqet e teatrit “Cajupi” do të vijojnë në krejt trevat tona.
Top Channel