“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.
Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.
“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pyetur nga RTV Dukagjini nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar i thjeshtë.
“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer.
Top Channel