FOTOT/ Si i liruan qetësisht ambientet në pronësi të bashkisë partia e Paskal Milos dhe e Ekrem Spahisë

12/03/2021 17:18

Ngjarja që ndodhi sot në hyrje të godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, ku ndodhen edhe zyrat e Agjencisë së Konsumatorit, nuk ka ndodhur në asnjë rast të mëparshëm kur partive të tjera politike, si Demokracia Sociale e Paskal Milos apo Partia e Legalitetit e Ekrem Spahisë, u është kërkuar të lirojnë ambientet.

Në një shkresë të datës 28 tetor 2020, Bashkia e Tiranës u është drejtuar edhe Paskal Milos, edhe Ekrem Spahisë, që të lirojnë zyrat në godinën e njohur si “7 katëshi” në Bulevardin Zogu I, pasi godina në fjalë është në pronësi të bashkisë.

Të dyja këto parti, pa përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë, i liruan ato qetësisht, pa bujë dhe pa hasur në ndonjë rezistencë, konform ligjit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA