Banorët e fshati Kthellë e Epërme në Mirditë, janë në konflikt me një bashkëfshatarin e tyre, pasi prej më shumë se dy vitesh ai u ka zaptuar rrugën.

Megjithëse zotëria Lazër Pepkolaj nuk zotëron Certifikatë Pronësie ka bllokuar rrugën ku kalojnë shumë familje me pretendimin se është tokë e tij. Për të zgjidhur këtë konflikt Bashkia Mirditë ka ndërhyrë me anë të IMT dhe ka hapur disa herë, por përsëri Pepkolaj e ka rimbyllur rrugën. Madje çështja ka shkuar edhe në gjykatë ku kjo e fundit i ka dhënë të drejtë zaptuesit.

Në Fiks Fare u ankuan banorët e fshatit për bashkëfshatarin e tyre dhe për rrugën që u ka zaptuar. Ata treguan se në vitin 2010 një grup banorësh të kësaj lagjeje vendosën të hapini një rrugë për të lehtësuar punët e tyre dhe të gjithë kanë firmosur një marrëveshje që asnjë të mos e diskutojë pronësinë se ku kalon kjo rrugë.

Pas disa vitesh zoti Lazër Pepkolaj e ka bllokuar një distancë rreth 50 metra të kësaj rrugë. Kjo ka bërë që të gjithë banorët të hyjnë në konflikt me të. Për të zgjidhur këtë konflikt Bashkia Mirditë ka ndërhyrë me anë të IMT dhe ka hapur disa herë, por që sërisht është bllokuar nga bashkëfshatari i tyre. Madje për veprimet e bashkisë zoti Pepkolaj ka çuar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë, Bashkinë e Mirditës dhe kjo gjykatë ka vendosur në favor të zaptuesit. Bashkia Mirditë ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit Shkodër , por konflikti banorëre-bashkisë- Lazër Pepkolaj vazhdon ende sot e kësaj dite.

Fiksi u interesua të merrte edhe intervistën e z. Pepkolaj për t’u ballafaquar me bashkëfshatarët e tij, por ky i fundit nuk pranoi.

Për të kuptuar diçka më shumë rreth çështjes Fiks FAre iu drejtua edhe Bashkisë Mirditë. Ndue Perlala kryeinspektor i Kontrollit të Territorit Bashkia Mirditë shprehet se nga të gjitha verifikimet që bashkia ka bërë në asnjë dokument z. Lazër Pepkolaj nuk figuron pronarë i asaj pjese toke ku është rruga e fshatit.” Ne kemi ndërhyrë dhe kemi bërë prishje fizike dy herë të kësaj pengese. Kemi zbatuar të gjitha procedurat që mbulon IMT për atë bllokim rruge, përfundimisht kemi bërë dhe kallëzim penal” shprehet kryeinspektori. Ai pohon se z. Pepkolaj vendimin e dytë të prishjes së rrethimit që ai kishte bërë padrejtësisht e ka hedhur në gjyq në shkallën e parë ku edhe ka fituar, por Bashkia Mirditë e ka apeluar këtë vendim.

“Ne e kemi apeluar pasi në gjurmën e rrugës që bëhet fjalë, është rrugë e ndërtuar me fondet e pushtetit vendor dhe ka qenë rrugë e aksesueshme për shërbimin e banorëve. Dhe zotëria që ka ngritur pretendimin si pronar nuk ka Certifikatë Pronësie, pasi nga kërkimet tona nuk ekziston asgjë” thotë z. Perlala. Ai shpjegon se parcelat në të cilët shtrihet rruga ka qenë një stallë e ish kooperativës bujqësore, dhe se aktualisht edhe pse çështja është në apel zotëria e ka zaptuar sërish duke i lënë banorët e fshatit të bllokuar.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA