Të ashtuquajturit arinj restorantesh në Kosovë, dikur mbaheshin në kushte të vështira por tani gëzojnë ditët në një mal të mbushur me borë, të çliruar nga zinxhirët e tyre.
Pasi sapo është zgjuar nga gjumi i dimrit, një ari me emrin Ero, luan me dembelizëm mes pemëve duke shijuar jetën pranë partneres së tij, Mira.
Ende vetëm tetë vjeç, ai është nga të ashtuquajturit arinj restoranti, që mbaheshin para lokalit i detyruar pinte alkool dhe të argëtonte klientët, një praktikë që ka qenë popullore në Kosovë pas luftës së viteve 90-të me Serbinë. Ero është ndërkohë një nga 20 arinjtë e shpëtuar nga abuzimi dhe tani jeton në një strehë 16 hektarëshe afër kryeqytetit Prishtinë, me pemë, shkurre boronicash, pellgje uji etj.
Streha e arinjve në Prishtinë është një histori e rrallë suksesi në kosovë, ku varfëria, korrupsioni dhe krizat politike janë të kudogjendura. Dhe kjo ka bërë që ambjenti të mbetet poshtë në shkallën e prioriteteve, me qese plastike mbeturinash që shihen përgjatë lumenjve, rrugëve etj, ndërkohë që oxhakët e fabrikave të qymyrit nxjerrin smog të zi në qiell.
“Ne jemi përgjegjës për vendin tonë dhe duhet të marrim përgjegjësi për mbrojtjen e tij…”
Historia e strehës nisi pasi një grup ushtarësh austriakë, të dislokuar si pjesë e KFOR-it, u shokuan kur panë arinjtë e mbyllur në kafazë për të argëtuar klientët në restorante. Ata njoftuan ambasadën e tyre në 2011 e cila i kërkoi autoriteteve lokale të ndërhynin dhe pranuan që organizata jo qeveritare austriake Four Paws, të krijonte një ambjent që do të menaxhohej nga komuna e prishtinës. Por pjesa më e vështirë, rezultoi marrja e arinjve nga pronarët e tyre aspak miqësore. Operacionet u kryen madje nën mbrojtjen e forcave speciale të policisë, të mbështetur ga ushtarët e kforit – kujton Dardan Gashi, që ka qenë ministër ambjenti në kohën e operacionit.
“Disa pronarë restorantesh ishin anëtarë të UCK dhe mendonin se….”
Para transferimit, kafshët duhej të viheshin në gjumë sepse edhe ata ishin shumë agresivë, dhe për disa, shkëputja nga alkooli, që përdorej për ti qetësuar arinjtë, ishte veçanërisht sfiduese.
Top Channel