Shpërthimi gjatë aksionit policor në Prizren i mori jetën policit dhe plagosi dy të tjerë/ 3 të arrestuar, vihen nën hetim

11/03/2021 12:45

3 të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e 28 janarit ku gjatë një operacioni policor ndodhi shpërthimi i fuqishëm që i mori jetën policit janë vendosur nën hetim nga prokuroria.

Prokuroria e Prizrenit po heton shtetasit me iniciale I.B., A.G., dhe V.Ç. Mbi ta rëndojnë akuzat si shkaktarë të ngjarjes fatale, mbajtja e armëve dhe lëndëve plasëse pa leje si dhe tregtimi i tyre.

Njoftimi i Prokurorisë së Prizrenit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I. B., A. G. Dhe V. Ç., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 i  Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 i KPRK-së dhe Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 i KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehuritI. B. dhe A. G. akuzohen senë fillim të muajit janar 2020, në Prizren, janë furnizuar nga i pandehuri V. Ç. me mjet eksploziv të cilin e kanë fshehur në shtëpinë e të pandehurit I. B. dhe si rezultat i këtyre veprimeve kundërligjore të tyre, me datën 28.01.2020, gjatë bastisjes së kryer nga zyrtarët policorë në shtëpinë e të pandehurit I. B. zyrtarët policorë vijnë në kontakt me lëndën shpërthyese e cila aktivizohet dhe nga shpërthimi mbetet i vrarë një zyrtarë policor dhe dy të tjerë lëndohen rëndë.

Të njëjtit akuzohen se në shtëpinë e të pandehurit I. B. kanë poseduar kundërligjshëm eksplozivin e llojit “TNT” në peshë prej 809.1 gram dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ndezës me gjatësi 63 cm.

I pandehuri tjetër V. Ç. akuzohet se ka importuar, prodhuar ose shitur armë apo materiale plasëse me të cilat kishte prodhuar eksplozivin për të akuzuarit e tjerë dhe të njëjtin ua kishte shitur atyre për 400 euro.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA