Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Mësohet se shënjestra ishte Arjan Muça është i komanduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë si inspektor. Atij i ka shpërthyer bomba në makinë, ndërsa nuk është raportuar për të plagosur.

Muça ka qenë më parë oficer tek ish prokuroria e krimeve të rënda dhe ish prokuror në Gjirokastër. Gruaja, Gentiana Muça është gjyqtare në Apelin Administrativ.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen duke thënë:

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e parakolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”.

Njoftimi i policisë

Me datë 11.03.2021, rreth orës 19:30, tek Komuna e Parisit, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim  kapjen e autorit.

FOTO GALERI
13/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA