OFL, prej datës 31 dhjetor 2020 nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati.

I ftuar në Top Talk ditën e sotme ishte nr. 2 i Ministrisë së Brendshme, zv. ministri Julian Hodaj, i cili tha se krijimi i OFL-së ishte i përkohshëm dhe është mbyllur një pjesë, ndërsa gjithçka është depozituar në prokurori për shqyrtim.

“Janë verifikuar pasuritë e 800 personave, janë referuar 243 raste që kanë 1877 pasuri, të cilët nuk e justifikojnë. Për të gjitha këto nuk ka arritur prokuroria dhe gjykata ti marri në shqyrtim. 105 raste janë konfirmuar, resto janë në proces verifikimi”, u shpreh zëvendës ministri.

Denis Dyrnjaja: Kontingjentet kriminalë aktivizohen fuqishëm para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Pati një operacion që u quat OFL, në një moment të caktuar ndaloi.

Zv. ministri i brendshëm, Julian Hodaj: OFL-ja i shërbeu momentit për të cilin u krijua dhe funksionoi. U krijua e përkohshme, është mbyllur një pjesë. Policia nuk bën më aktivitetin e saj në kuadër të atij mekanizmit që ishte parashikuar në aktiv normative. Gjithçka është depozituar në prokurori, do merren në shqyrtim. Nuk janë pak raste, janë 245 raste për 1877 pasuri, pa shkuar te mekanizmi tjetër, parandalimi personal dhe parandalimi ekonomik. Kjo, ka funksionuar dhe mendimi im personal është se ky mekanizëm vuri një themel mbi të cilin mund të ndërtohet dhe duhet të jetë pjesë integrale në ligjin e anti mafies.

Janë verifikuar pasuritë e 800 personave, janë referuar 243 raste që kanë 1877 pasuri, të cilët nuk e justifikojnë. Për të gjitha këto nuk ka arritur prokuroria dhe gjykata ti marri në shqyrtim. 105 raste janë konfirmuar, resto janë në proces verifikimi.

Dyrnjaja: Një pyetje, jam një person i cili kam pasuri të vendosura në mënyrë të dyshimtë, shkon çështja, prokuroria e çon në gjykatë, gjykata vendos që nuk provohet që ky njeri ka pronat e veta nga prejardhje e dyshimtë. Ky proces nuk hetohet më?

Zv. ministri i brendshëm, Julian Hodaj: Kjo nuk është kaq e lehtë, por edhe mund të ndodhë. T’ju them një shifër tjetër, janë arkivuar 270 raste të tjera, policia me hetimin e vet ka gjykuar që nuk është e udhës që të procedonte. Ka dy filtra kontrolli, besoj se rezultatet do jenë të mira. Do të duhet pak kohë, po.

Dyrnjaja: Është menduar dhe diskutuar antiteza, që të bëhet një lloj falje totale për gjithçka ndodhur.

Zv. ministri i brendshëm, Julian Hodaj: Është bërë një herë, një lloj amnistie fiskale dhe është e diskutuar. Nuk ka funksionuar herën e parë, në vitet e fundit ka qenë në fazë diskutimi se si mund të funksionojë. Nuk është as e moralshme dhe as etike që të mendosh që dikush që fiton paratë nga krimi të ketë mundësi ti formalizoj.

Top Channel