Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ti kthejë partive për plotësim listat e kandidatëve për deputetë.

Pas shqyrtimit është parë që në listat e partive të vogla ka parregullsi në dokumetancion. Edhe në dy partitë e mëdha ku supozohet të ketë jurist të aftë sërish ka gabime. Partia demokratike ka dërguar më shumë kandidatë se sa e lejon ligji si dhe nuk ka plotësuar të dhënat e sakta të kandidatëve. Në pamë vetë disa prej tyre.

Kjo është lista e Durrësit dhe siç e shikoni ka vetëm emër dhe mbiëmër, jo atësinë dhe as përcaktimin e gjinisë, ditëlindja dhe vendlindja. Gjithashtu nuk është dorëzuar as formulari i dekriminalizimit. Në listën e Elbasanit, Kandidati i 11 Fadil Merzhuku, nuk ka të shënuar funksionin se për çfarë kandidon. Ndërsa I 19 I kësaj listë Skënder Hasa nuk ka të shënuar datëlindjen. Gjithashtu nuk është  respektuar  kuota gjinorë. Pra ka më pak femra që kandidojnë për deputete.

KQZ ka kthyer mbrapsht edhe listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Në listën shumëemrërore të kandidatëve për deputetët në Elbasan, nuk është respektuar kriteri gjinor. Gjithsej tek listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste KQZ ka vënë re 11 mangësi.  Kadidatët për deputetë nuk kanë plotësuar të gjithë deklaratën e kandidatit për deputetë. Gjithashtu kandidatët për deputetë nuk kanë plotësuar të gjitha faqet e formularit të vetëdeklarimit.

Për shembull në formularin e vetëdklarimit të kandidatit për deputetë me numër rendor 12.Arkend Balla, Qarku Durrës rezulton se nuk ka plotësuar faqen 1 dhe 3 të formularit. Komisioni Qendrorë i Zgjedhje subjekteve zgjedhore I kanë lënë afat deri në 16 mars të plotësojnë mangësitë, por nëse listat e kandidatëve do të dorëzohen sërish të pa plotësuara atëherë ai subjekt politik nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gabimet në lista komentohen se janë tërësisht të qëllimshme dhe me synimin për ti dhënë kohë partitë që të zëvendësojnë emra të ndryshëm, nëse pas publikimit si kandidatë atyre ju dalin problem të panjohura më parë me ligjin

 

Top Channel