Covid i merr jetën 16-vjeçarit/ Në Kosovë shënohet viktima me moshën më të re

11/03/2021 19:42

Në Kosovë është shënuar viktima e parë nga Covid 19 nën moshën 18 vjeçare.

B. Bislimi 16 vjeç, nga fshati Vërban i Komunës së Vitisë ka ndërruar jetë mëngjesin e hershëm të së enjtes në Spitalin Rajonal të Gjilanit, pas komplikimeve shëndetësore.

Familjarët dhe mjekët kanë treguar se 16 vjecari përveç nga Covid 19 që nga lindja vuante nga vonesa në zhvillim psikik dhe fizik.

Drejtori i spitalit ka treguar se i riu është trajtuar për tetë ditë, por nuk ka arritur t’u mbijetoj komplikimeve në mushkëri.

Varrimi i të ndjerit është bërë vetëm nën praninë e familjarëve dhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Para 16 vjecarit personi më i ri që kishte ndërruar jetë në Kosovë nga Covid 19 ishte një 27 vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA