Një 56-vjeçar që jetonte në Londër, vendosi të blejë një shtëpi 1 euro në Siçili dhe të shpërngulet për të jetuar aty.

Danny McCubbin, një konsulent digjital, i cili ka jetuar në Londër për 17 vitet e fundit, pa artikuj në lidhje me nismën 1 €, e cila synon t’u japë frymë të re fshatrave italianë duke ofruar shtëpi të volitshme dhe vendosi të blejë një të tillë.

Zakonisht ka disa kritere për aplikantët, të tilla si angazhimi për të rinovuar pronën brenda tre vjetësh dhe të kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke jetuar në komunitet.

McCubbin tha se  gjithmonë kishte ëndërruar të jetonte në Itali dhe kjo nismë i dha atij shtysën që i duhej.

Unë kam qenë vullnetar për një komunitet në Itali për mbi 10 vjet dhe gjithmonë ka qenë qëllimi im të transferohem këtu një ditë”, tha ai. “Miqtë nga e gjithë bota filluan të më dërgojnë më shumë artikuj në lidhje me projektin. Më kujtohet në atë kohë që të gjithë dukej se ishin të magjepsur nga kjo ide dhe unë doja të zbuloja vetë nëse ishte vërtet kaq e mirë për të qenë e vërtetë”.

Ai u vendos në Mussomeli, një qytet me 11,000 banorë në ishullin e Siçilisë, shkruan “The Independent”. Pasi e vizitoi tre herë dhe pa 25 prona, McCubbin gjeti shtëpinë e tij ideale. Ai e përshkroi procesin si “të lehtë” dhe tha se qyteti ka qenë shumë mirëpritës për të gjithë blerësit e shtëpive prej 1 €. “Ata e dinë që ne po ndihmojmë t’i japim jetë përsëri këtij qyteti“, tha ai.

Megjithëse plani i tij fillestar ishte të jetonte në Siçili me kohë të pjesshme,  McCubbin, i cili është me origjinë nga Australia, vendosi të merrte një “hap të besimit” ndërsa Brexit po afrohej dhe të aplikonte për qëndrim italian përpara fundit të periudhës së tranzicionit.

Unë e di se Italia ka sfidat e saj gjithashtu, por ekziston një ndjenjë e madhe e komunitetit këtu, veçanërisht në Siçili, ku njerëzit kanë luftuar për një kohë kaq të gjatë“, tha ai. Duke mos njohur askënd në qytet, dhe vetëm me italishten themelore, McCubbin e përshkroi atë si një “rrezik të madh” për të lënë Londrën, por tha: “Unë e dija në zemrën time se kjo ishte lëvizja e duhur për mua”.

 

Top Channel