Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar sot miting në Kavajë, duke grumbulluar shumë njerëz, ka ardhur edhe reagimi nga Policia e Shtetit, e cila paralajmëron se do të gjobisë PD për shkeljen e rregullave.
Policia, përmes një deklarate ka shprehur shqetësimin për thyerjen e rregullave dhe grumbullimin nga ana e subjekteve politike, duke iu referuar zhvillimeve të Kavajë.
“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.
Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.
Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.
Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.
Top Channel