Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur në Elbasan mëngjesin e sotëm.
Kim do të zhvillojë një takim me kryetarin e grupit parlamentar Taulant Balla. Pritet që të diskutojnë për çështje pune, por ende nuk dihet cili është fokusi i bisedës.
Ambasadorja do të zhvillojë edhe takime me Gazmend Bardhin, drejtues politik PD dhe Rudina Hajdarin, e cila kandidon për deputete në listën e “Nismës Thurje”.
Në përfundim të të gjitha takimeve, do të ketë një prononcim për media ditën e sotme rreth orës 02:30.
Kujtojmë se dy ditë më parë u dorëzuan në KQZ listat e partive me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ambasadorja Kim ka përsëritur shpesh që kandidatët duhet të jenë të pastër dhe të lihen jashtë listave personat e inkriminuar.
Top Channel