Zbulohen në Dimal 2 subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara nga MB, sekuestrohen 68 makina, pranga pronarit Shirat që po shoqërojnë vendin tonë që pas mesnate duket se kanë sjellë problem në qarkullimin e mjeteve.
Në autostradën Lushnje-Rrogozhinë brenda një ore kanë ndodhur tre aksidente. I pari ka ndodhur pranë fshatit Zhamë ku një mjet tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e kësaj dalje është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit.
Aksidentet e tjera kanë ndodhur pranë rrethrrotullimit të Çermës, ku në të dyja korsitë e kësaj rruge, makinat janë përplasur me trafikndarësen e më pas kanë dalë nga rruga. Në këtë aksident është plagosur një person, i cili është dërguar në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para, të tre aksidentet janë shkaktuar nga prezenca e lartë e ujit në rrugë dhe shpejtësia dhe për pasojë mjetet kanë humbur kontrollin e kanë dalë nga rruga.
Top Channel