Burimet e gazetares Anila Hoxha konfirmojnë se Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane për të zhvilluar tubimet elektorale.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, ministria e Shëndetësisë duhet të rishikojë masat kufizuese të pandemisë brenda një jave dhe të shpallë vendimin.

Gjykata ka shfuqizuar “shprehjen deri në një urdhër të dytë” të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj vendimi do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të përcaktuara.

Kujtojmë se Partia Republikane depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.

“Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike.

Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesindhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve. Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”, thuhej në kerkesën e PR të depozituar në Gjykatën Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA