I akuzuar për grup të strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Avdylin, do të dërgohet në burg të sigurisë së lartë
Si sot një vit më parë, autoritetet shëndetësore raportuan zyrtarisht se në Shqipëri kishin mbërritur dy rastet e para me Covid-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se megjithë vështirësitë mjekët nuk u dorëzuan kurrë në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
Manastirliu bën thirrje që ti ndihmojnë të gjithë së bashku, për të ulur vigjilencën dhe më durim e sakrificë të çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm, duke shtuar: “Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID”.
Statusi i plotë:
Si sot një vit më parë, nisi beteja në vijën e parë të frontit e stafeve tona mjekësore në përballje me COVID19, në shërbim të jetës
Megjithë vështirësitë, kurrë nuk u dorëzuan në këtë vit sfidues të pandemisë, që njerëzimi e ndesh një herë në shekull.
T’i ndihmojmë të gjithë bashkë, duke mos e ulur vigjilencën, me durim e sakrificë, ta çojmë deri në fund luftën me armikun e padukshëm.
Sepse drita në fund të tunelit sa vjen e qartësohet, me intensifikimin e vaksinimit antiCOVID.
Top Channel