Pak minuta pas mesnate dhe në skadim të afatit ligjor Partia Demokratike depozitoi në KQZ listën me kandidatet e saj për deputetë në 12 qarqet e vendit.
Edhe pse Lulzim Basha kishte premtuar transparencë ai e mbajti sekret listën për publikun. Statuti I PD parashikon një proces me votim një anëtar një votë në zgjedhjen e kandidatëve.
Një proces votimi nisi që gjatë sezonit veror. Anëtarësisë ju kërkua që të votojnë për emrat e atyre që nuk duan të jenë kandidatë për deputetë. Rezultati solli shumë surpriza, dhe më pas u ngrit komisioni Nishani në bazë të një udhëzimi. Ky komision skualifikoi shumë emra të njohur, por ata më pas u rikthyen nga Basha në lista, si Tritan Shehu në Gjirokastër, apo Salianji në Korçë. PD ndërkohë zgjidhi një taktikë duke futur në krye të listës drejtuesit dhe emrat e njohur të PD. Kjo është lista me 12 vendet e para në qarqe.
Kryesuesit e listave ne 12 qarqe:
Lulzim Basha-Tiranë
Tomor Alizoti-Berat
Edi Paloka-Durrës
Bujar Leskaj-Vlorë
Gazment Bardhi- Elbasan
Mark Marku-Lezhë
Helidon Bushati-Shkodër
Tritan Shehu- Gjirokastër
Enkelejd Alibeaj- Fier
Flamur Hoxha- Kukës
Edmond Spaho- KorçË
Xhelal Mziu- Dibër
Lulzim Basha ka djegur gati një të tretën e ish grupit demokrat, të cilët në 2019 i qëndruan besnik vendimit të tij për djegien e mandateve, ndërkohë ka vendosur në pozicione të pafavorshme anëtarët e kryesisë.
Të përjashtuarit nga lista e PD-së:
Genc Pollo
Florion Mima
Halim Kosova
Klevis Balliu
Endri Hasa
Romeo Gurakuqi
Lorenc Luka
Xhemal Gjunkshi
Hekuran Hoxhalli
Andon Frrokaj
Fatbardha Kadiu
Astrit Veliaj
Kësisoj, nuk figurojnë në lista ish-deputetët: Florion Mima, Halim Kosova, Klevis Balliu, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi, Hekuran Hoxhalli, Andon Frrokaj, Fatbardha Kadiu, Astrit Veliaj dhe Izmira Ulqinaku.
Edhe Arben Ristani, është lënë jashtë listave ketë herë. Ndërsa Genc Pollo bëri me dije se është tërhequr vetë nga gara ndërsa Top Channel mëson se ai dëshironte vend të sigurt në listë. Në pozicion jo fituese rendititet ish-deputeti Gent Strazimiri i 19 në listën e Tiranës ndërkohë edhe anëtarët e Kryesisë, ndërkohë Ivi Kaso, Dorian Teliti, Çlirim Gjata dhe Gazment Koduzi janë renditur në vende aspak komode.
Në pozicione jo fituese:
Gent Strazimiri në Tiranë i 19
Ivi Kaso në Tiranë i 17
Dorian Teliti Tiranë i 26
Çlirim Gjata në Tiranë i 21
Gazment Koduz Tiranë i 23
Ndryshe nga demokratët pjesa më e madhe e aleatëve kanë marrë vende të sigurta. Agron Duka është renditur i dyti në Durrës, Fatmir Mediu i 7 në Tiranë, Shpëtim Idrizi siguroi veten e tij i 9 në kryeqytet dhe përfshiu në lista edhe Mesila Doden në pozicionin e 12. Si përfaqësuesit e çameve ashtu dhe të minoritetit grek do jenë në të njëjtën zonë. Vangjel Dule kërkon vota në Tirane i renditur i 11 ne Tiranë mes dy çamëve. Dashamir Shehi u la i 13 në listën ndryshe nga sa kishte negociuar, Sali Shehu i FRD-se u rendit i 22, ndërkohë u zhgënjye Nard Ndoka në pozicion aspak të lehtë për të marrë mandat deputeti në Shkodër, pasi u rendit 8-ti.
Pozicionimi i aleatëve
Agron Duka- Durrës i 2
Fatmir Mediu- Tiranë i 7
Shpëtim Idrizi- Tiranë i 9
Vangjel Dule- Tiranë i 11
Dashamir Shehi – Tiranë i 1
Sali Shehu- Tiranë i 13
Nard Ndoka- Shkodër i 8
Vetë Lulzim Basha vendosi të mos shfrytëzojë mundësinë për të kandiduar në 4 qarqe dhe zgjodhi të hapë listën e Tiranës ku ndodhet edhe Sali Berisha i 5. Katër ish-kryebashkiakë figuruan në listën finale, Xhelal Mziu hapi listën e Dibrës. Ramadan Likaj renditet i 3 në Shkodër dhe Zef Hila i 5, ndërsa Bledion Nallbati I 4 në Korçë. Emrat e skualifikuar nga anëtarësia përmes parimit një anëtar një votë nuk u përfshinë në listën finale ndryshe nga sa ndodhi me vendimin e komisionit, Ruli I cili kishte përjashtuar Ervin Salianjin, Tritan Shehu, dhe Lindita Metaliaj por kryedemokrati i riktheu ne lista. Emrat risi për Partine Demokratike ishin analisti Agron Gjekmarkaj dhe shkrimtarja Fluturua Açka.
Top Channel