Pandemia sjell ‘bum’ narkotikësh/ Rritet qarkullimi i drogës, tonelata në Gjermani

08/03/2021 12:00

Kjo nëpër të cilën po kalojmë, është një kohë pandemie, pa festa dhe shfrenime.

Por kjo nuk do të thotë që ka më pak drogë përreth. Madje ndodh e kundërta. Kokaina, pavarësisht izolimeve, po mbërrin me tonelata në gjermani, thonë ekspertët. Nga Amerika e Jugut, ajo kalon përmes kontejnerëve në porte dhe arrin tek klientët… Një përdorues droge në Berlin, rrëfen për DË se më parë, konsumonte kokainë rreth dy herë në javë.

Nga izolimi, si pasojë e koronavirusit, ai e konsumon më shpesh substancën. Tani ai madje pret edhe miq në shtëpi, madje më shumë nga numri i lejuar. Njerëzit mërziten më shumë – thotë- dhe kur mërziten, marrin narkotikë për të ngritur moralin. Më parë, ata takoheshin në bare, tani në shtëpi…Nuk ka shifra zyrtare se si ka ndryshuar konsumi i drogës gjatë pandemisë, por shumë ekspertë që kishin parashikuar që tregtia të binte e po ahstu edhe konsumi i drogës, shohin tani që kjo nuk po ndodh.

Mjafton një telefonatë dhe për pak minuta, taksia e kokainës vjen tek dera, tregon i riu nga berlini. Sipas shifrave, në portin e Hamburgut mbërrijnë çdo ditë mbi 23.000 kontenierë nga Amerika e Jugut. Hetuesit i kontrollojnë ata dhe gjejnë jo pak kokainë.

Dy vitet e fundit, janë zbuluar sipas tyre rreth 10 tonë kokainë në këtë port. Vetëm javën e kaluar, u konfiskuan 16 mijë kilogram që ishte maskuar si allci. Evropa, po rezulton ndërkohë tregu më joshës për bandat kriminale. Cmimet atje janë të larta dhe rreziku më i ulët se në Amerikën e Jugut apo atë të veriut.

Top Channel