Gruaja që kujdeset për lulet/ Historia e gruas që feston dhe punon

08/03/2021 15:29

Sot qyteti është më i bukur teksa zonjat shëtisin me lule në duar. Ndërsa ajo kujdeset për lulet e qytetit.

Është Fikeje Kamolli një nga punonjëset e gjelbërimit e cila edhe sot nuk mund ti lërë lulet pas dore. Puna është e vështirë por Fikeja thotë se çdo punë është dinjitet.

Nuk i ka thonjtë e zbukuruar e duart delikate, por sa shumë i shkojnë trëndafilat duarve të punës.

Do punoj e do festoj, të gjitha do ti bëj , tha ajo.

Është zonjë të cilën e hijeshojnë lulet, është punëtore të cilës kazma i shton dinjitetin e një gruaje që punon e ecën me kokën lart.

Top Channel