Fiks Fare/ Dhunon gruan dhe bën veprime të turpshme në sy të fëmijëve, gjykata korrigjon vendimin 2 herë

08/03/2021 20:47

Fiks Fare para disa ditësh transmetoi rastin e një ish të dënuari që  dhunonte ish gruan sistematikisht e kryente veprime të turpshme në sy të fëmijëve të tij të mitur me një lodër seksi.

Edhe pse me 4 urdhra mbrojtje i fundit i dhënë nga Gjykata e Vlorës  më dt. 20.02.2021 nuk përcaktonte distancë, duke bërë që dhunuesi e të dhunuarit të jetonin në të njëjtën shtëpi.

Pikërisht për këtë arsye një ditë pas transmetimit të kronikës në Fiks Fare  gjyqtarja Herila Çela  korrigjon vendimin pasi është bërë gabim. Ku me anë të vendimit nr 515 korrigjon vendimin e dt. 20 mars  nr 473 dhe vendos që dhunuesi duhet të mbajë distancë prej paditëses dhe fëmijëve  prej 300 metrash. Por çuditë vazhdojnë, pasi në datë 4 mars zonjës së dhunuar i shkon në shtëpi një vendim tjetër i datës 20 shkurt me nr 473 ku në të shkruhet se e detyron dhunuesin të qëndrojë 100 metra larg saj dhe fëmijëve.

Pra gruaja e dhunuar sot ka në dorë tre vendime. Dy të datës 20 shkurt  me nr 473 ku njëri është pa distancë e tjetri me distancë 100 metra. Dhe vendimin e datës 4 mars i cili e urdhëron dhunuesin të mbajë distancë 300 metra larg të dhunuarës dhe fëmijëve. Me të drejtë ngrihet pyetja; kë vendim ka korrigjuar gjykata, vendimin pa distancë apo atë me distancë 100 metra?

Babai: Lodra e seksit ka qenë e ish gruas, fëmijët kanë luajtur më të për një javë.

Fiks Fare intervistoi edhe ish bashkëshortin e zonjës i cili pohoi se gjithçka është një sulm i mirë organizuar nga ish bashkëshortja për ta rifutur edhe njëherë në burg. I pyetur nga gazetarët e Fiksit se a ishte ai personi në videon e shfaqur në Fiks Fare, zotëria pohoi që ishte ai, por që mohoi kategorikisht që fëmijët ishin prezent. I vënë përballë pamjeve filmike se gjatë veprimeve të turpshme në dhomë ishte edhe vajza e mitur ai u shpreh se me të dëgjuar derën ai u largua duke e hequr edhe lodrën e seksit nga dora, deklarim që pamjet filmike e hedhin poshtë. Ai ngriti një sërë akuzash ndaj ish gruas së tij dhe se lodra e seksit ishte e saja dhe se fëmijët kishin më shumë se një javë që luanin me të nëpër shtëpi. “Penisi lodër është i asaj dhe madje dërgoi dhe djalin e madh 13 vjeçar në market të blinte bateritë, dhe fëmijët kanë luajtur me të për një javë” pohon i akuzuari.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA