Dy familjet pozojnë të buzëqeshura para tortës, para se një nga baballarët të masakrojë familjen tjetër me thikë (fotot)

08/03/2021 19:14

Dy familje qëndrojnë të buzëqeshura rreth një torte ditëlindjeje në një fotografi prekëse, por pak kohë më vonë, një nga baballarët ka vrarë me thike të gjithe anëtaret e familjes tjetër.

29 vjeçari Mehmet Serif Boga, i martuar me dy fëmijë, akuzohet se ka vrarë ish-partnerin e tij të biznesit, 42 vjeçarin Ilkay Tokkal, gruan e tij Emel Tokkal, 41, dhe djalin e tyre katër-vjeçar Ali Doruk në apartamentin e tyre në Eskisehir të Turqisë, më 15 shkurt.

Provat nga vendi i ngjarjes kishin vërtetuar prezencën e Boga në skenën e krimit, çka solli arrestimin e tij

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se Boga kishte shkuar në apartamentin e familjes natën e krimit, veshur me doreza punë dhe çizme.

Ai mbante gjithashtu kapuç dhe maskë fytyre për të fshehur identitetin.

Sipas autoriteteve ai kishte kaluar një total prej 73 minutash në apartament para se të largohej.

Ai raportohej se kishte veshur rrobat e Ilkay, ndërsa të vetat të përgjakura i kishte futur në një çantë kur u largua nga shtëpia.

Motivi i krimti të rëndë ende nga është publikuar nga autoritetet turke, por Boga ka refuzuar akuzat dhe së shpejti do të dalë në gjyq.

Mediat vendase raportonin se bija e Tokkal, Beyzanur Kayaalp, e cila jeton në Izmir, thërriti policinë pasi nuk mund të kontaktonte me të ëmën.

Pasi autoritetet gjetën familjen e masakruar në apartment, ata thanë se Ilkay ishte qëlluar shtatë herë me thikë, kurse Emel e Doruk ishin vrarë me tre goditje thike, sipas rrjetit turk Posta.

E përditshmja tha se i dyshuari kishte fikur dritat e apartamentit para se të largohej dhe e kishte bërë këtë me një taksi.

FOTO GALERI
2/4
Mehmet Serif Boga akuzohet per masakren

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA