E verdha na sjell ndër mend diellin, gjethet e ndritshme të vjeshtës ose diçka më abstrakte, si ndjenjën e gëzimit ose optimizmit. Nëse vazhdoni të mendoni për këtë ngjyrë, me siguri do t’ju kujtohet ndonjë personazh vizatimorë sepse shumë prej tyre, si Pikachu, SpongeBob SquarePants, Simpsons janë të verdhë.
E gjitha ka të bëjë me kontrastin.
Duke qenë një nga ngjyrat kryesore (së bashku me blunë dhe të kuqen), e verdha është shumë e dallueshme. Në fakt, këto 3 ngjyra janë shembuj ekstremë të ngjyrave të kundërta, dhe sa më tej që një ngjyrë e dhënë të jetë nga ngjyrat kryesore, aq më pak intensive është. Sidoqoftë, ngjyrat kryesore të përdorura në ekran janë e kuqja, jeshilja dhe bluja. Në këtë skemë ngjyrash, e verdha dhe bluja janë në anët e kundërta të spektrit, duke e bërë njëri-tjetrin të dallohet më shumë. Dhe meqenëse bluja është një ngjyrë e përhapur në shumë prejardhje (deti, qielli etj.), ka më shumë kuptim të përdoret e verdha për karaktere të dukshme dhe të ndritshme.
Psikologjia
Tradicionalisht, e verdha shoqërohet me lumturi dhe gëzim. Kjo është provuar nga hulumtimi, i cili zbuloi se shumica e pjesëmarrësve (72%) përmendën të verdhën si pozitive, dhe vetëm 0.5% e të anketuarve menduan se ishte negative. Kjo karakteristikë e së verdhës e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer për personazhe të gëzueshëm dhe të lehtë në filmat vizatimorë.
Është pothuajse e pamundur të mos e dalloni rë verdhën.
Siç e lexuat më sipër, ngjyrat kryesore janë shumë të dallueshme. Por akoma, edhe në mesin e tyre, e verdha e merr titullin si më e ‘dalluara’, pasi është ngjyra më e dukshme në dritë të dobët dhe e dyta më e dukshme gjatë ditës. Është e dallueshme edhe për njerëzit me disa forma të verbërisë së ngjyrave.
Është e veçantë për fëmijët.
Ngjyra e verdhë përdoret shpesh në reklamat për fëmijë, pasi ata gjithashtu e lidhin këtë ngjyrë me emocione pozitive, prandaj mund ta shihni në logot për Legos, Hot Ëheels, Crayola etj. Kjo nuk është një rastësi: në marketing, e verdha përdoret zakonisht për paketimin e produkteve “argëtuese”.
Top Channel