Berat/ Digjen 3 banesa gjatë natës, nuk dihet nëse ka viktima (pamjet nga vendngjarja )

08/03/2021 08:15

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V. në Berat ka rënë zjarr, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur.

Policia njofton se gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, duke bërë që të përhapet dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendngjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Informacion paraprak

Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel