Babë e bir humbin jetën nga zjarri në Berat/ Gjendet edhe trupi i pajetë i djalit të Jovan Vangjelit

08/03/2021 13:12
Viktima Mateo Vangjeli

Është rënduar bilanci i viktimave nga zjarri që përfshiu tre banesa në Berat, ku pak më parë është gjetur trupi i pajetë i Mateo Vangjelit, 37-vjeç.

Ndërkohë që më herët u gjend trupi i babait të tij Jovani Vangjeli, 61 vjeç.

Prej orësh forcat e zjrrëfikëses kërkonin trupin e Mateos pasi edhe familjarët e tyre pohonin se ai ishte në shtëpi.

Ndërkohë që dyshohej se mund të kishte një viktimë të tretë i cili mund të ishte shoku i Mateos, por ai ishte larguar më herët nga shtëpia e tyre.

Kujtojmë se zjarri nisi gjatë natës në banesën e Jovani Vangjeli, 61 vjeç, e për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj.

Berat/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me zjarrin që ka rënë në lagjen “Muzakaj”, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Berat.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA