Arma sekrete që do ti japë PS objektivin maksimal? Rama: Në ndryshim nga kundërshtari ne zgjohemi herët e flemë vonë!

08/03/2021 19:30

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar emrat e 12 kandidatëve që do të kryesojnë në 12 qarqet e vendit.

Gjatë kësaj konference, i pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, se cila është arma sekrete që do ti japë PS objektivin maksimal të 88 mandateve, Rama ka zbuluar një nga avantazhet që ai mendon se e diferencon nga kundërshtari në këto zgjedhje.

Muhamed Veliu: Cili është mekanizmi ose arma sekrete e cila do ti japi PS objektivin maksimal të 88 mandateve?

Kryeministri Rama: Nuk ka armë sekrete i dashur, mendoj që nëse ka një avantazh që mund ta veçoj se ka shumë, në aspektin që ne jemi shumë herë më të përgatitur, po shumë sepse zgjohemi herët dhe flemë shumë vonë dhe përgatitemi për të arritur deri këtu sot dhe nxjerrim mësime e përgatitem dhe për të arritur këtu sot. Nga pikëpamja organizative ne kemi qysh përpara se të dilte COVID-i që po punojmë Nëse do të veçoja një, kjo do të ishte: Jemi shumë të përgatitur!

FOTO GALERI
3/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA