8 Marsi/ Ministrja Evis Kushi bën gjestin e veçantë, dhuron lule për gratë e vajzat e MASR

08/03/2021 17:00

Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zgjedhur të surprizojë gratë e vajzat punonjëse të MASR duke i dhuruar secilës nga një lule.

“Pa i ngelur aspak hatri burrave e djemve, nga një lule për gratë, vajzat, koleget e palodhura të MASR, të cilat i falenderoj me zemër tek e tek për përkushtimin që reflektojnë çdo ditë” – shprehet Ministrja Kushi.

Ndërkohë, ajo nuk rri pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre “për punën e mirë dhe sidomos angazhimin e jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe jo të lehtë të pandemisë Faleminderit!”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel