Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë! Humbin jetën bashkëshortët e punonjësi i burgut të Peqinit, plagoset 10-vjeçarja

06/03/2021 07:53
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin reth orës 06:15 në bypasin e Rrogozhinës me drejtim Peqin-Rrogozhinë, ku ndërruan jetë 3 persona dhe është plagosur një 10-vjeçare.

Një makinë tip “Audi” me  targa AA160YT me drejtues mjeti shtetasin Tonin Mhilli 59-vjeç i cili po udhëtonte me drejtim nga Rrogozhina për në Peqin ka  humbur kontrollin e mjetit duke dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe si pasojë është përplasur me makinën tip “Benz” me targë AA273NH i cili po udhëtonte në drejtimin Peqin -Rrogozhinë ku ndodheshin 3 persona të një familje të cilët u transportuan në spital.

Gjithashtu në aksident u përfshi edhe automjeti tip “Volkswagen” me targa AA236BE dhe drejtues Endrit Lila 17/12/1984, i cili goditi nga pas makinën tip “Benz“ me targa AA273NH, Atij iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në masën 0,00.

Nga aksidenti i ndodhur ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip “Audi” me targa AA160 YT Tonin Mhilli, punonjës në burgun e Peqinit si dhe u shoqërua në komisariat Endrit Lila.

Patenta e viktimës Tonin Mhilli

Tre personat po udhëtonin me makinën tip “Benz” janë Bajram Koni, Merushe Koni dhe një vajzë 10 vjeç. Nga plagët e marra rrugës për në spital Merushe Koni ka ndërruar jetë. Mësohet se edhe Bajram Koni, bashkëshorti i viktimës ka ndërruar jetë pas pak orësh në spitalin e Durrësit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit të mëngjesit të sotëm. Nga hetimet e para dyshohet një përgjumje e drejtuesi të “Audit” i cili ka kaluar nga korsia që po udhëtonte në korsinë tjetër.

 Kavajë/Informacion paraprak

Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Në vijim të informacionit së dhënë pak më parë, se si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën njëri prej drejtuesve të mjetit ju bëjmë me dije se : Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital pasagjeria në mjetin tjetër me drejtues B. K.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel