Konflikt për motive të dobëta në zonën e ish-bllokut, godet me tytën e pistoletës 39-vjeçarin

06/03/2021 17:06

Një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me tytën e pistoletës 39-vjeçarin me iniciale E.Xh.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Policia është në kërkim të autorit, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel