Një 52 vjeçar u vra nga i biri në fshatin Luar të Roskovecit. Pas debateve për ruajtjen e dhenve si fillim babë e bir janë zënë me grushta e më pas Erdis Rapi 25 vjeç ka goditur të atin me shkopin që ruante bagëtitë.
52-vjeçari Dhori Rapi ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ndodhi në mesditë në banesën e tyre ku babai sapo ishte kthyer nga Kumani ku do te merrte një rekomandim për të shtruar të birin në Spitalin Psikiatrik në Vlorë.
Djali i cili siç u raportua ka probleme të shëndetit mendor është arrestuar pas krimit.
Të afërmit tregojnë se që të dy kishin probleme të shëndetit mendor dhe grindjet mes tyre ishin të shpeshta, gjatë cilave i biri e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Nëna e tij ka humbur jetën disa vjet më parë dhe të dy jetonin vetëm në shtëpi dhe në gjendje shumë të rëndë ekonomike.
Top Channel