Vaksina ruse drejt zyrtarizimit/ Rregullatori i BE-së nis rishikimin

04/03/2021 13:30

Rregullatori europian i barnave njoftoi se ka nisur “rishikimin” e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar në Rusi, Sputnik V.

Një vendim i tillë konsiderohet i një rëndësie kyçe drejt miratimit për përdorim të kësaj vaksine në 27 vendet e Bashkimit Europian.

Komiteti i ilaçeve i Agjencisë Europiane të Barnave EMA, do të rishikojë të dhënat nga studimet që po vazhdojnë të kësaj vaksine, derisa të ketë informacion të mjaftueshëm për aprovimin e saj. Muajin e kaluar, rezultatet paraprake të studimit të avancuar për këtë vaksinë u publikuan në gazetën mjekësore The Lancet.

Sipas të dhënave të publikuara, administrimi i dy dozave të Sputnik V tregoi efikasitet në masën prej 91.6 për qind ndaj pacientëve që kishin simptoma të sëmundjes COVID-19. Një pqrindje kjo e  përafërt me efektivitetin që kanë treguar dy vaksinat e tjera, ajo e Pfizer/BioNTech dhe vaksina e kompanisë Moderna.

“Rishikimi i vazhdueshëm” ka për qëllim që të përshpejtojë procesin e miratimit të vaksinës, duke i lejuar hulumtuesit që të dërgojnë gjetjet e tyre në kohë reale, edhe para se të dhënat finale të studimeve të jenë gati.deri tani EMA i ka dhënë dritën jeshile për përdorim vaksinave te Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca/Oxford dhe pritet që gjatë javës së ardhshme të vendosë për miratimin ose jo të vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA