U largua nga Komiteti i Ekspertëve/ Manastirliu takon Kalon: Do vazhdojë të japë kontributin e tij në…

04/03/2021 17:37

Pak orë pasi mjeku i njohur profesor Tritan Kalo deklaroi fundin e bashkëpunimit të tij me Komitetin e Ekspertëve, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një reagim.

Me anë të një postimi në Facebook, Kalo më herët nuk i kursen kritikat për politikën duke thënë se arriti të përçajë mjekët në qëndrimet dhe kontributet e tyre për të përballuar pandeminë e Covid 19.

“Si kurdoherë edhe kësaj here “PORDHITIKA” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”….Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë….”, shkroi Kalo.

Por ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto me prof..Kalon teksa shkruan se ka pasur një kafe pune mes tyre dhe thotë se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.
Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.
Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.

#Maskën
#Distancën
#Higjienën
#Bashkë do ia dalim!

Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.

Top Channel